Albërie Hadërgjonaj: Ku ta gjejë dikë ta dua? (Teksti dhe kënga)

Muzika: Adrian Hila
Teksti: Timo Flloko

Të dua sa jetën
Çfarë të them tjetër
Nuk di.

Unë të fala veten
Ëndrrat, ndjenjat, marrëzitë.

Fjalët heshtën kur u ndamë
Sa mëkat
Të dua përsëri

Hapat mua s’më kthejnë pas
Frikë kam zemra
Mos më kthen tek ty.

Ku ta gjej dikë
Me shpirt ta dua
Pa kufi
Në këtë botë
Nuk e di…

Ku ta gjej dikë
Me shpirt ta dua
Marrëzisht.

Në këtë botë,
Ishe ti.

S’dua më kujtime
Se më mbysin në trishtim.

A e ndin k’të dhimbje
Këtë dhimbeje pa mbarim?!

Fjalët heshtën kur u ndamë
Sa mëkat
Të dua përsëri.

Hapat mua s’më kthejnë pas
Frikë kam zemra
Mos më kthen tek ty.

Ku ta gjej dikë
Me shpirt ta dua
Pa kufi
Në këtë botë
Nuk e di…

Ku ta gjej dikë
Me shpirt ta dua
Marrëzisht

Në këtë botë,
Nuk e di…
Si të t’humb përjetë
Unë ty, ti mua.
Nuk e di, është merrëzi.
Të jetoj unë pa ty.

ObserverKult

——————–

Lexo edhe:

ALBËRIE HADËRGJONAJ: TI ENDE MË MUNGON (TEKSTI DHE KËNGA)