Albërie Hadërgjonaj: Ti ende më mungon (teksti dhe kënga)

Albërie Hadërgjonaj interpreton këngën “Ti ende më mungon”

Ti më kërko unë po të pres
Do vish ti dashuria ime
Por ti ende më mungon
S’e kuptoj pse po vonon.

Dhe atëherë kur meditoj
Kur mendoj se të kam pranë
Dehem me ty, ëndrra më mbulon
Me atë vello të bardhë.

Pse vonon dashuri
Une të vrarë e kam zemrën
Dhe nuk di a të jetoj

Pse ti me fshihesh jo nuk e di
Dua te digjem me ty
Tek ty do tretem më beso
Eja ti mos vono.

————————————————————————————–

LEXO EDHE: Albërie Hadërgjonaj: Fjalët heshtën kur u ndamë (teksti dhe kënga)

Të dua sa jetën
Çfarë të të them tjetër
Nuk di.

Unë ta fala veten
Ëndrrat, ndjenjat, marrëzitë.

Fjalët heshtën kur u ndamë
Sa mëkat
Të dua përsëri.

Hapat mua s’më kthejnë pas
Frikë kam zemra
Mos më kthen tek ti.

Ku ta gjej dikë
Me shpirt ta dua
Pa kufi
Në këtë botë
Nuk e di…

Ku ta gjej dikë
Me shpirt ta dua
Marrëzisht.

Në këtë botë,
Ishe ti.

S’dua më kujtime
Se më mbysin në trishtim.

A e ndjen këtë dhimbje
dhimbje pa mbarim?!

Fjalët heshtën kur u ndamë
Sa mëkat
Të dua përsëri.

Hapat mua s’më kthejnë pas
Frikë kam zemra
Mos më kthen tek ti.

Ku ta gjej dikë
Me shpirt ta dua
Pa kufi
Në këtë botë
Nuk e di…

Ku ta gjej dikë
Me shpirt ta dua
Marrëzisht.

Në këtë botë,
Nuk e di…
Si të të humb përjetë
Unë ty, ti mua.

Nuk e di, është marrëzi.
Të jetoj unë pa ty.