Albërie Hadërgjonaj: Mirësia dhe e vërteta (teksti dhe kënga)

Pse sytë e nënës janë mbuluar me lotë
Ti pse vallë na ke harruar o zot
Pse toka ime e bekuar nuk çel
Pse dielli rri kaq i menduar kur del.

Në vend të këngëve veç krisma dëgjojmë
Vajza të reja me vello zije shikojmë
Fëmijtë e vegjël rrinë të menduar si pleq
Po kush vallë na ka ngatërruar kaq keq.

Zotin nga gjumi unë dua ta zgjoj
Zemër lënduar për ju sot këndoj
Dua t’i lutem me përgjërim
Të na çlirojë, të na çliroj nga ky mallkim.

Të sjellim dritën e mirësisë
Të ndezim zjarrin e dashurisë
Si trëndafil të çeli jeta
Nga mirësia dhe e vërteta.

ObserverKult

——————————————————————————

Lexo edhe:

ALBËRIE HADËRGJONAJ: KU TA GJEJË DIKË TA DUA? (TEKSTI DHE KËNGA)
Muzika: Adrian Hila
Teksti: Timo Flloko

Të dua sa jetën
Çfarë të them tjetër
Nuk di.

Unë të fala veten
Ëndrrat, ndjenjat, marrëzitë.

Fjalët heshtën kur u ndamë
Sa mëkat
Të dua përsëri

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


ronela hajati
Ronela Hajati

ALBËRIA IA KUJTON RONELËS KËTË GJË: “ME KËTË NUK QESHI EVROPA PO NA ZBARDHI FAQEN”

Albëria Hadërgjonaj “e thumboi” Ronela Hajatin…

Pas tri vitesh finale rresht, Shqipëria dështoi që sivjet të kualifikohej në finalen e madhe, pas një përfaqësimi të dobët të bërë nga këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret”.

Mesa duket të njëjtën përshtypje për një përfaqësim jo dinjitoz kanë edhe kolegët e saj.

Ka qenë së fundmi këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, ajo e cila së fundmi ka “thumbuar” Ronelën. Këtë “thumbim” e bëri duke ua kujtuar ndjekësve të saj përfaqësimin që Rona Nishliu i kishte bërë Shqipërisë në vitin 2012 me këngën “Suus”.

Hadërgjonaj ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një video nga performanca e Ronës. E cila ka shënuar arritjen më të madhe të Shqipërisë deri më tani në Eurovision. Duke e renditur vendin të pestin në tabelën përfundimtare.

“Me këtë nuk qeshi Evropa po na zbardhi faqen”, shkroi Albëria në InstaStory.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult