Albi Lushi: Prisja t’vije ti

albi lushi ti nuk ishe me aty

Perdet në dritare mbetën hapur
Përplaseshin nëpër xhama pritje dhe stuhi
Akrepat në orën e madhe ishin ndalur,
Unë me sytë e shuar prisja të vije ti.

Muzgu si xhandar i rëndë, ja tek erdhi!
Retë obezë derdhnin vrerë e shi,
Dielli si zjarr ferri, tej majat i zverdhi,
Veç unë me sytë e tretur, prisja të vije ti.

Vetmia në mua kurrë nuk rrinte vetëm
Pritja thurte ëndrra, shthurte vazhdimësi!
Edhe unë me vargjet si të huaj mbetëm,
Poezia s’flinte, priste t’vije ti.