Linda Agolli: Ankthi i pritjes

Tendoset çasti mes orësh të gjata
Mes ditëve pa ty hyn një korb,
Limanet përgjumen pa ardhur nata
Me gurët, dhe zhurmat futen në morg.

Përfyten damarëve zërat dhe plagët
Beteja e gjumit gjakos syrin tim,
Liqenj dëshpërimi shuajnë vlagët
Hapësira tulatet pa shpresë në kërkim.

Tendoset shkëmbimi i valës në breg
Ditët pa ty nuk kanë cak a kufi
Ka ngrirë gjithçka po akulli djeg
Ka ngrirë dhe pret të dukesh ti.