Kush do ta fitojë Oscar-in, ja çka thonë parashikimet

Ceremonia e Oscar do të mbahet shumë shpejt dhe ne do të shohim disa nga yjet e Hollywoodit të zbresin në podiumin e “Angeles’ Union Station” për një paraqitje të tyre unike – por kush do të fitojë në kategoritë më të njohura?

Kategoria për “Filmin më të mirë” pa dyshim është çmimi më i madh Oscar, me katër kategoritë tjera ku ka garë të madhe. Çdo vit këto kategori emocionojnë adhuruesit e filmit, si dhe ata që marrin statujat në shtëpi. Sipas të përditshmes britanike Express.co.uk, edhe këtë vit bastoret kanë bërë parashikimet se kush do të fitojë në kategoritë kryesore të këtij eventi.

Filmi më i mirë

Sipas kompanisë së basteve, Betway, Nomadland duket se do të jetë fituesi i çmimit më të madh në këtë natë: Filmi më i mirë.

“Pasi ka marrë katër BAFTA dhe dy Golden Globe, filmi i Chloe Zhao, “Nomadland” hynë në garë për të fituar çmimin për filmin më të mirë me kuotën 1.17”, ka thënë Chad Yeomans nga Betway.

“Pas dramës për gruan që jeton në një furgon në Amerikën perëndimore janë “The Trial of The Chicago 7” dhe Minari me kuotë 7.00 përkatësisht 15.00”.

Filmi i Carey Mulligam, “Promising Young Woman” ka kuotë të njëjtë 15.00 me Minarin. Derisa kuota e Mank është 26.00, “Black Messiah” ka kuotë 19.00 dhe Sound of Metal 51.00”.

Nga gara këtu përjashtohet filmi “The Father” me rolet kryesore Anthony Hopkins dhe Olivia Colman, të cilët aktualisht kanë kuotën 67.00.

Aktori më i mirë

Për aktorin më të mirë, duket si një fitore pas vdekjes për Chadwick Boseman, me Sky Bet që ka vënë kuotë prej 1.13 për karakterin e tij në “Ma Rainey’s Black Bottom”.

Pas tij është Anthony Hopkins me kuotë 6.00 për karakterin e tij në “The Father”. Derisa Riz Ahmet ka kuotë prej 13.00 për rolin e tij në “Sound of Metal”.

Fituesit e mëparshëm, Gary Oldman dhe Steven Ten kanë kuotë prej 26.00 për rolet e tyre në filmat Mank dhe Minari.

Aktorja më e mirë

Këtë vit, ky çmim ka garën më të nxehtë, me aktore të ndryshme që mund ta fitojnë atë.

Carey Mulligan, e cila nuk mori asnjë çmim në BAFTA apo Golden Globe për paraqitjen e saj në “Promising Young Woman” prin sipas Bet 365 me kuotë 2.25.

Viola Davis është e dyta me kuotë 2.75, derisa Frances McDormand është në vendin e tretë me kuotë 5.00, transmeton ‘GazetaExpress’.

Paraqitja e Andra Day si Billie Holiday bëri që ajo ta fitojë Golden Globe, por ka kuotë prej 6.50. Derisa Venessa Kirby për rolin në “Pieces of Woman” ka kuotë 21.00.

Aktori më i mirë dytësorë

Daniel Kaluuya ka fituar shumicën e këtyre çmimeve në festivalet e tjera. Pavarësisht se kishte kundër aktorin e “Judas and the Black Messiah”, Lakeith Stanfield.

Për momentin ai ka kuotë tepër të ulët, 1.05, sipas William Hill. Derisa Paul Raci ka kuotë 13.00 për rolin e tij në Sound of Metal.

Sacha Baron Cohen renditet më kuotë 13.00 për rolin e tij në “The Trial of the Chicago 7”. Derisa Leslie Odom Jr ka kuotë 17.00 për rolin e tij në “ One Night in Miami”.

Lakeith Stanfield është i fundit në këtë rast pasi që ka kuotë 26.00 për rolin e tij në “Judas and the Black Messiah”.

Aktorja më e mirë dytësore

Edhe kjo është një kategori e ndërlikuar për të parashikuar pasi që emra të mëdhenj janë nominuar, një nga të cilët ka dështuar ta fitojë Oscar për disa vite.

Për momentin, aktorja e Minarit, Yuh-Jong Youn është favorite me kuotë 1.22, sipas Ladbrokes. Derisa Maria Bakalova, e cila është paraqitur përballë Sacha Baron Cogen në “Borat Subsequent Moviefilm” ka kuotë 6.00.

Tetë herë e nominuara për këtë çmim, Glenn Close ka kuotë 10.00. Derisa fituesja njëherë e këtij çmimi, Olivia Colman ka kuotë 17.00 për rolin e saj në The Father.

Amanda Seyfried ka kuotën më të dobët, 26.00 për nominimin e saj të parë për Oscar.

Shkaku i koronavirusit, përzgjedhja e filmave për çmime këtë vit ka qenë shumë më e vogël se zakonisht. Kështu që është shumë vështirë të parashikohet se kush do t’i fitojë çmimet kryesore.

Filmi Mank ka më së shumti nominime, me 10 në të gjitha kategoritë. Derisa “Judas And The Black Messiah” ka pesë. “Nomadland” gjashtë, përfshirë edhe çmimin për regjisorin/en më të mirë Chloe Zhao.

Filmi “Promising Young Woman” po ashtu ka marrë pesë nominime, me Emerald Fennell qe është nominuar për skenarin më të mirë origjinal. Derisa Florian Zeller duket se do ta fitojë Oscarin për adaptimin më të mirë të skenarit për filmin “The Father”, i cili film ka gjashtë nominime.

Çmimet Oscars do të mbahen të dielën më 25 prill derisa në Kosovë do të shfaqen më 26 prill duke filluar nga ora 1 pas mesnatës.

LEXO EDHE: Gjithçka gati për “Oscars 2021”, këtë vit më ndryshe