Albri Brahusha: Pikë

Nji pikë shiut pikë
Qiellit bjen bukur pikë
Në pikë të natës asht dritë pikë
Pika pika zbret dielli pikë
Fjalët pikojnë xhamash mbi hanë pikë
E vijnë në pikë të heshtjes pikë
E kur pikat bashkohen në pikë
Pikë pikon nji yll me bisht në pikë
Fjalët me zili pikojnë pikë pikë
Heshtja pikon e flen mbi pikë
Nji pikë qiell sa nji pikë
Nji pikë sa nji qiell pikë.

ObserverKult

Lexo edhe :

ALBRI BRAHUSHA: ASKUSH NUK TË SHEH KUR LOTON ME SHIUN E FTOHTË TË DHJETORIT…