Buzëqesh grue,
buzëqeshi gjithmonë jetës
ani pse ajo nuk të buzëqesh.
Buzëqeshi dashnive të përfundueme,
buzëqeshi dhimbjeve tueja,
gjithsesi buzëqesh.
Buzëqeshja jote
ka me kenë dritë për udhëtimin tand,
far për marinarët e humbun.
Buzëqeshja jote ka më kenë
puthje nanet,
përplasje flatrash
një rreze dielli për të gjithë.
Në shqip: Arjola Zadrima