Alda Merini: E kaluara ime

alda merini ne jemi

Shpesh përsëris nën zë 
se duhet jetuar vetëm me kujtime
kur më kanë mbetur vetëm pak ditë.
Ajo që ka shkuar
është si të mos kishte qenë kurrë
E kaluara është si një lak
që i shtërngon gojën mendjes sime
dhe i merr energjinë për të përballuar të tashmen.
E kaluara është vetëm tym
për kë nuk ka jetuar.
Ajo që kam parë tashmë
nuk llogaritet më.
E shkuara dhe e ardhmja
nuk janë realitet, por vetëm iluzione të çastit.
Duhet të çlirohem nga koha
e të jetoj të tashmen përderisa nuk ekziston tjetër
kohë
përveç këtij çasti magjik..

Përktheu: Aqif Hysa

ObserverKult


LEXO EDHE:

ALDA MERINI: S’DUA TË HARROJ, E DASHUR

Poezi nga Alda Merini

S’dua të të harroj, e dashur
as të ndez të tjera poezi:
ja, xixëllonjë e mprehtë prej kopertine
ëmbëlsisht poezia të pyet
mjaftonte një përkëdhelje e kotë
për të rrëkëllyer botën.
Shtriga sekrete që na ka parë
ka rrëmbyer lakuriqësinë e tmerrit,
ajo që i zë të gjithë dashnorët
mbështjellë në krahët e gëzimit.

Përktheu: Aqif Hysa