Alda Merini: Miqtë e vërtetë… janë të paktë…

alda merini
Alda Merini


Poezi nga Alda Merini

Kam nevojë për heshtje
si edhe ti që lexon me mendim
e jo me zë t’lartë,
vetë tingulli i zërit tënd
do t’ishte tash zhurmë e jo fjalë,
por veç zhurmë e bezdisshme
që m’çon larg nga të menduarit.

Kam nevojë për heshtje,
dal dhe n’rrugë has po ata njerëz
që njohin zhdërvjelltësinë time gjuhësore
e t’hutuar prej përshëndetjes time t’rrëmbyer,
ndofta mendojnë se kam ngut.

Përkundrazi, kam veçse nevojë për heshtje
shumë kam folur, tepër,
ka ardhur koha mos me bëzajtë,
me mbledh mendimet
t’hareshme, të trishta, t’ëmbla, zeher,
ka shumë të këtillë brenda sekujt prej nesh.

Miqtë e vërtetë, janë të paktë, veç një?
dijnë me ndigjue edhe heshtjen,
dijnë me pritë, me kuptue.
Kush prej meje fjalë ka dëgjuar shumë
dhe nuk dëshiron ma
ka nevojë, si edhe unë, për heshtje.

*Titulli origjinalit: Kam nevojë për heshtje

Përktheu: Klodeta Dibra

ObserverKult

——————–

Lexo edhe:

ALDA MERINI: DUHET TA PUTHËSH, PA I LËNË KOHË TË MENDOHET…

Ka gra,
por ka gra e gra…
E këto të fundit mos provo t’i kuptosh, do të ishte një luftë e humbur që në nisje.
Duhet t’i marrësh dhe kaq.
Duhet t’i marrësh dhe t’i puthësh, pa u lënë kohë të mendohen.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU

ObserverKult