Alda Merini: Nuk i trembem vdekjes, por dashurisë…

alda merini
Alda Merini

ObserverKult ua sjell disa thënie nga gra të njohura, Merini, Thatcher, Angelou etj:

Nëse kërkon vetëm fjalë, pyet një burrë; nëse kërkon vepra, pyet një grua./ Margaret Thatcher

Unë gjithmonë kam dashur të isha një femër fatale. Edhe kur isha e vogël, asnjëherë nuk doja të isha thjesht një vajzë, por doja të isha një grua./ Diane von Furstenberg

Nuk i trembem vdekjes, por dashurisë./Aldo Merini

Dashuria e bën shpirtin tënd të dalë nga vendi ku është fshehur./Zora Neale Hurston

Adhuroj të shoh një vajzë të re e cila del jashtë dhe e kap botën nga jaka e xhaketës. Jeta është e poshtër. Ti duhet të përpiqesh dhe të triumfosh./ Maya Angelou

Një grua që i dëgjohet zëri, përkufizohet si një grua e fortë./ Melinda Gates

Ndihem akoma më e fuqishme kur marr një vendim të rëndësishëm, kjo kurrsesi nuk e zvogëlon feminitetin tim./ Angelina Jolie

ObserverKult

—————————–

Kliko edhe:

ALDA MERINI: MIQTË E VËRTETË, JANË TË PAKTË…

Kam nevojë për heshtje
si edhe ti që lexon me mendim
e jo me zë t’lartë,
vetë tingulli i zërit tënd
do t’ishte tesh zhurmë e jo fjalë,
por veç zhurmë e bezdisshme
që m’çon larg nga të menduarit.

Kam nevojë për heshtje,
dal dhe n’rrugë has po ata njerëz
që njohin zhdërvjelltësinë time gjuhësore
e t’hutuar prej përshëndetjes time t’rrëmbyer,
ndofta mendojnë se kam ngut.

Përkundrazi, kam veçse nevojë për heshtje
shumë kam folur, tepër,
ka ardhur koha mos me bëzajtë,
me mbledh mendimet
t’hareshme, të trishta, t’ëmbla, zeher,
ka shumë të këtillë brenda sekujt prej nesh.

Miqtë e vërtetë, janë të paktë, veç një?
dijnë me ndigjue edhe heshtjen,
dijnë me pritë, me kuptue.
Kush prej meje fjalë ka dëgjuar shumë
dhe nuk dëshiron ma
ka nevojë, si edhe unë, për heshtje

*Titulli origjinalit: Kam nevojë për heshtje

Përktheu: Klodeta Dibra

ObserverKult

Lexo edhe:

ALDA MERINI: DUHET TA PUTHËSH, PA I LËNË KOHË TË MENDOHET…