Alda Merini: S’kam nevojë për para, kam nevojë për ndjenja…

alda merini

Poezi nga Alda Merini

S’kam nevojë për para,
kam nevojë për ndjenja, fjalë,
fjalë të zgjedhura mençurisht.
Lule mendimesh,
trëndafila pranie,
pemë banuar me ëndrra.
Këngë që bëjnë të vallëzojnë statujat,
yje që u pëshpërisin në vesh të dashuruarve.
Kam nevojë për poezi,
këtë magji që përvëlon thellësinë e fjalës,
që rizgjon e ngjyros emocionet.

Ujdisi shqip: Rielna Paja

ObserverKult


alda merini

Lexo edhe:

ALDA MERINI: KËSHTU DUHET TË JETË JETA… KËSHTU DO TË DOJA TË ISHTE…

Përralla” nga Alda Merini

Është natë.
Gratë ia nisin kohës së përdëllesës.
Çlodhem para një videoje që, më në fund, është falas dhe që s’flet më për gjëra të cilat çojnë dëm
mendjen e meshkujve.
Po shoh një film vizatimor me një hare të madhe natyrore, me përralla dhe ndëshkime për të
ligjtë.
Kështu duhet të jetë jeta,
kështu do të doja të ishte.
Princi ka puthur Borëbardhën e vet dhe unë e mahnitur shoh veten në krahët e një të riu të
hijshëm.
Sa e ëmbël puthja e tij dhe sa zotëruese është Borëbardha kur ia merr buzët!
Ajo s’është një vashë, është një grua.
Dhe princi skuqet kundruall zbulimit të pjekurisë së saj.
Mjerisht, filmat e shquar vizatimorë të fëmijërisë, vizatimorët e shquar që jemi ne!
Pse vallë njeriu modern duhet të mendojë për përrallat që të rikrijojë veten?
Pse duhet t’i kthehemi të qenit fëmijë për të jetuar?
Kur isha e vogël nëna më rrëfeu se Pandora lëshoi erërat e saj.
Dhe herë pas here, në mbrëmje, Pandora, me këmishën e bardhë, më vjen pranë dhe më tmerron
ende në moshën gjashtëdhjetë vjeçare.
Është natë.
Shihem në pasqyrë dhe lëshoj flokët që bëhen mahnitshëm të gjatë dhe jashtëzakonisht të
bardhë.
Më në fund frika e jetës është e dukshme, bardhësia e pleqërisë bën rrugë në të zezën e moçalit.
Shoh në pasqyrë se kam qenë e poshtëruar dhe e fyer për shumë vite dhe pas meje ndjej
ngërdheshjen e një njeriu gjarpër që është njësoj me të marrin.
Po, i marrë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult