Dit’ e pranverës shkoi pa punë
Pranë dritares së palarë
Mërzitet gruaja si unë,
Këndon si zog, po më të qarë.
Un’, mbledh ngadalë, pa dëshirë,
Kujtime, vepra dhe gjithçka.
E qartë, pra, pa pikë mëshirë
Ushtoi jeta dhe më la.
Rivinë mendime, diskutime,
Por kam trishtim në shpirtin zhur
Grilat ç’tia ul dritares sime?
Dita në shpirt m’u ngrys që kur…
Përktheu: Petraq Kolevica
LEXO EDHE: Aleksandër Bllok: Mos vërtet erdh’ e shkoi shpejt e shpejt dashuria?