Aleksandër Bllok: Kudo më shfaqesh…

Kudo, në pyll apo në arë,
Edhe në tokë, dhe në det,
Kështu, të afërt, si më parë
Kudo më shfaqesh, dit’ e net.

Për trupin tënd me qyrk mbuluar,
Mbuluar krejt me avuj resh,
Për të këndoj siç kam kënduar
Shtëllunga vargjesh thurr e s’rresht.

Dhe nëpër vjete, a nëpër dete,
Kur pi a lutem a lakmoj
Ty, bij e ndritur e lirisë,
Kudo njëlloj të dashuroj.

Përktheu: Petraq Kolevica


Lexo edhe:

RRËFEHET BASHKËSHORTJA E PETRAQ KOLEVICËS: SI MË KËRCËNUAN SIGURIMSAT NË ZYRË! DO TË DEGDISIM…

Konstruktorja e ndërtimit të shumë objekteve industriale dhe shoqërore në gjithë Shqipërinë rrëfehet për kapitullin profesional në jetën e saj. Pesha e përgjegjësive, mandej martesa me arkitektin e mirënjohur, Petraq Kolevica, do e lëkundte jo pak jetën e saj familjare.

Akuzat direkte politike ndaj të shoqit dhe si ai i shpëtoi burgimit. Survejimet e shpeshta të Sigurimit të Shtetit në zyrën e saj të punës apo tentativat e akuzave për sabotim në spitalin e Përmetit janë vetëm një pjesë e eksperiencës jetësore të gjermanoshqiptares, Edith Logoreci Kolevica.

Pakkujt që lëviz kalimthi nëpër Shqipëri apo që rastësia e çon nëpër qytete të ndryshme të vendit, e di se shumë prej ndërtesave të rëndësishme publike, si spitalet shtetërore apo objekte industriale, si fabrika dhe uzina (sot të dalë jashtë funksionit dhe të braktisura në mëshirë të fatit) mbajnë autorësinë e punës së një shqiptaro-gjermaneje, siç është edhe Edith Kolevica.

Inxhinierja e ndërtimit, që u njoh me zbatimet në terren që në moshën 25- vjeçare, edhe pse me nota nostalgjie, tregon për këtë pjesë të bukur të jetës së saj, që i ka dhënë më shumë se kënaqësi. Puna e bërë me përkushtim e profesionalizëm do të vlerësohej shumë vite më vonë me disa fletushka lavdërimi apo medalje pune, që një Zot e di se kujt i hyjnë në punë! Të paktën, protagonistes, e cila gjithnjë ishte e shënjestruar për t’u larguar nga puna, e që asnjëherë nuk përfitoi si kolegët e saj rritjet e përvitshme të pagave, nuk i vlejtën asnjë kacidhe…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU