Aleksandër Dumas: Kurrë mos i besoni një armiku që ju bënë dhurata!

Alexandre Dumas
Alexandre Dumas (24 korrik 1802 – 5 dhjetor 1870)

Aleksandër Dumas është një nga autorët francezë më produktiv dhe më të njohur të shekullit të 19-të. Dumas ia doli të fitonte një reputacion të madh, fillimisht si dramaturg dhe më pas si romancier, veçanërisht për vepra të tilla si Konti i Monte Kristos dhe Tre musketierët.

Dramat e Dumas, kur gjykohen nga një këndvështrim modern, “janë të vrazhda dhe melodramatike”, por në fund të viteve 1820 dhe në fillim të viteve 1830 ato u pritën me entuziazëm.

Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa thënie nga Alexandër Dumas:

Alexandre Dumas

“Unë nuk jam krenar por jam i lumtur, dhe lumturia mendoj që verbon më shumë se krenaria.”

“Të gjitha përgjithësimet janë të rrezikshme, madje edhe ky.”

“Gratë kurrë nuk janë më forta se sa pas mposhtjes.”

“Dashuria e vërtetë, një burrë gjithmonë e bënë më të mirë, pavarësisht se cila grua e inspiron atë.”

“Dashuria është më vetjakja nga të gjitha pasionet.”

“Unë jam i fortë ndaj çdo gjëje, përveç ndaj vdekjes së atyre që i dua. Ai që vdes fiton; ai që i sheh të tjerët duke vdekur humbet.”

“Dashuria e pastër dhe dyshimi nuk mund të rrojnë bashkë; përmes derës që e dyta hyn, e para del.”

“Zoti është plotë mëshirë për të gjithë. Ai fillimisht është një baba para se të bëhet një gjykatës.”

“Zinxhirët e martesës janë aq të rëndë sa që nevojiten dy persona për t’i bartuar ata. Ndonjëherë edhe tre.”

“Kurrë mos i besoni një armiku që ju bënë dhurata.”

Përgatiti: A. S.- ObserverKult

———————————–

Lexo edhe:

LETRA-AMANET QË NJË I PUSHKATUAR IA LA GRUAS SË TIJ: MOS QAJË AS TI E AS…