Këngëtari i dashur për publikun, Aleksandër Gjoka, ishte i ftuar në programin “Dola te Ola”, ku foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien që ai ka me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.
Teksa në studio u shfaq një fotografi me bashkëshorten, ai tha se vitet kanë bërë që ata të marrin hijen e njëri-tjetrit.
Sandri zbuloi se ata janë dashuruar gjatë një ekskursioni. Dhe shtoi se te Rita pëlqen se është shumë e qetë, e dashur dhe shumë arsyeshme.
“Ajo më qetëson mua”, tha artisti, duke treguar se dhe kur është i acaruar ajo di si t’i falë qetësi. Ndërkohë që shtoi se ai hyn tek ata persona që di të kërkojë falje, dhe shumë herë i është dashur t’i kërkojë falje bashkëshortes.
Fryt i dashurisë së tyre janë dy fëmijët, djali dhe vajza. Vajza e tij jeton në Itali dhe së bashku me të bijën surprizoi të atin me anë të një videomesazhi. Ku teksa i shprehën mallin ato i kërkuan edhe një album, i cili nuk premtoi asgjë, edhe pse ne të gjithë mezi presim këngë nga ai.
Sandri tha se janë shumë faktorë që kanë ndikuar për mospublikimin e një albumi. Duke filluar nga periudha e pandemisë e deri te problemet me tekstet e vërteta.
Artisti mori edhe një videomesazh nga bashkëshortja e tij, e cila shprehu hapur dashurinë që ka për të. Ndërkohë që Sandri theksoi se me familjarët ka një marrëdhënie shumë të mirë dhe se ata janë shumë të rëndësishëm për të./BalkanWeb
——————————————————————————————
LEXO EDHE: ALEKSANDËR GJOKA NDIHET KEQ GJATË KONCERTIT, DËRGOHET ME URGJENCË NË SPITAL
Këngëtari i njohur i muzikës rock, Aleksandër Gjoka, është ndjerë keq në skenë. Ndërkohë që po këndonte në natën e dytë të Festës së Miqësisë në qytetin e Beratit.
Sipas “News 24” këngëtari ishte duke kënduar dhe në një moment ka pasur probleme me tensionin dhe është ndjerë keq. Menjëherë pranë pedonales së qyteti. Ku ishte vendosur skena, ka mbërritur ambulanca që ka transportuar këngëtarin në spital.
Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije për “News 24” se këngëtari Aleksandër Gjoka ka pasur tension të lartë. Dhe pasi ka marrë mjekim gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.
Aleksandër Gjoka ka qenë i ftuar për të kënduar mbrëmjen e djeshme në Pedonalen e Beratit. Së bashku me Redon Makashin dhe Elton Dedën.