Kjo është sëmundja e rrallë dhe e pashërueshme nga e cila vuan Celine Dion

Këngëtarja me zërin e veçantë, Celine Dion nuk ka më ‘kontroll të muskujve të saj”.

Kjo për shkak të çrregullimit neurologjik i quajtur sindromi i personit të ngurtë i cili bën që trupi të sulmojë qelizat e veta nervore.
Teksa ka folur për portalin kanadez “website 7” Caludette Dion tha se motra e saj Celine po punon shumë që të jetë më mirë. Por e ardhmja në karrierën e saj nuk është e sigurtë.

Në janar të vitit 2022, Celine ka anuluar të gjitha datat e turneut për shkak se përjetoi spazma të rënda dhe të vazhdueshme.

Ndërkaq para një viti, ajo ka shkruar një shkrim për fansat ku njofton për gjendjen e saj shëndetësore.

“Kam një kohë të gjatë që po ballafaqohem me probleme shëndetësore dhe ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballem me këto sfida…

Fatkeqësisht, këto spazma prekin çdo aspekt të jetës sime të përditshme. Ndonjëherë duke shkaktuar vështirësi kur eci dhe nuk më lejojnë të përdor kordat e mia vokale për të kënduar ashtu siç jam mësuar”, ka shkruar Celine.

Edhe këtë vit, ajo ritheksoi se sëmundja po i vazhdon dhe se i duhet të anulojë datat e turneve të ardhshëm, pra të vitit 2024.

“Po punoj shumë për të rindërtuar forcën time, por turneu mund të jetë shumë i vështirë…Unë dua që të gjithë ta dini se nuk po dorëzohem”, pati njoftuar Celine.
Ndryshe, sëmundja me të cilën po përballet këngëtarja është një gjendje e rrallë dhe e pashërueshme – edhe pse e trajtueshme.

Kjo sëmundje prek shtyllën kurrizore dhe trurin, duke i bërë ata të mbistimulojnë muskujt dhe t’i dërgojnë në spazma./The guardian

ObserverKult

—–

Lexo edhe:

PIER PAOLO PASOLINI: DITARI

Poezi nga Pier Paolo Pasolini

I rritur? Kurrë – kurrë -!
Bash si vetë ekzistenca
që nuk piqet kurrë
duke qëndruar gjithmonë e papjekur
nga dita e mrekullueshme në ditë të mrekullueshme –
unë sall mund t’i qëndroj besnik
monotonisë mahnitëse
të misterit.
Kjo është arsyeja pse unë kurrë nuk e kam braktisur
veten në lumturi,
kjo është arsyeja pse
në ankthin e mëkateve të mia
unë kurrë nuk jam prekur
nga pendimi i vërtetë.
I barabartë, gjithmonë i barabartë,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult