Treni àsht nisë
prej meje,
stacionet kanë ngrì n’gjì,
prej syve t’pritjes
dy shina zgjaten si shikim.
N’cilën valixhe, n’cilin vagon
ka metë aj malli im?
E mori nji kohë e dehun mnì
e ku me e ditë se ku treti,
se ku e ka harru.
N’kët platformë dyzimesh
po flejnë
pasagjert e verbuem
t’premtimeve t’tu.
ObserverKult
Lexo edhe:
ALFONS ZENELI: SHIHNI MODERATORET NË TV…
Nga: Alfons Zeneli
Para disa ditësh ishte dita ndërkombëtare e Shtypit të Lirë. Pata shkruar me mllef e revoltë mendimin tim për lirinë inegzistente të mediave në Shqipëri. Shikoni moderatoret, spikeret e lajmeve dhe ato të motit. Të gjitha të punësuara sipas kritereve antropologjikë. Nuk gjen asnjë me numër cicash nën 4.5.
Të gjitha dekolte, të gjitha me minifunde mini. Ky trend tragjik shënon fillimin e fundit të sigurtë të vlerave estetike dhe kulturës në tërësi. Për fat të keq, një pjesë e rëndë e fajit apo e krimit që po kryhet rëndon mbi mediat. Mediat janë shndërruar kaherë në avanguardë e së keqes.
Nëse në organizmin e shoqërisë shqiptare ka masa tumorale, ajo më e rrezikshmja është padyshim media. E potencova këtë fakt sot, pasi 11 maji është dhe dita e themelimit të gazetës së parë të pavarur në Shqipëri, gazetës Koha Jonë. Duke qenë një nga themeluesit e saj, e ndjej të natyrshme të shkruaj shpesh aq më tepër në raste përvjetorësh.
Në vitet e parë kjo gazetë i zbardhte faqet e saj modeste me germat e së vërtetës dhe me pasionin e dëlirë të gazetarëve….derisa një ditë ra “pandemia” e frrokçupizmit e cila me shpejtësi asfiksoi çdo vlerë profesionale dhe morale. Mjafton të kujtojmë se çfarë shkruhej aty në vitet ’96-99.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult