ObserverKult ua sjell disa thënie të poetit britanik, Alfred Lord Tennyson:
Është më mirë të kesh dashur dhe ta kesh humbur dashurinë se të mos kesh dashur kurrë askënd.
Forca ime ka forcën e dhjetëve, sepse zemra ime është e pastër.
Asnjë njeri nuk arrin ndonjëherë shumë lart duke i ulur njerëzit e tjerë poshtë.
Kush është i urtë në dashuri, dashuron shumë, flet pak.
Një gënjeshtër e cila është një gjysmë e vërtetë, është ndonjëherë më e zeza e gënjeshtrave.
Dashuria është ari i vetëm.
Kulmi i dhembjes së dëshprimit është kur i kujton kohët e lumtura.
Nuk bën miq kurrë ai që nuk bëri asnjë armik.
Lumturia e një njeriu në këtë jetë nuk konsiston në mungesën por në mjeshtërinë e pasioneve tij.
ObserverKult
———————————————————————————
LEXO EDHE: Tolstoi: Të gjitha ato që kuptoj, i kuptoj prej dashurisë
ObserverKult ua sjell disa thënie nga Leo Tolstoi:
– Nuk është bukuria që zgjat, është dashuria që na bën neve të dukemi të bukur.
– Respekti u shpik për të zënë vendin bosh, aty ku duhej të ishte dashuria.
– Nëse kërkon përsosmërinë, nuk do të jesh asnjëherë i kënaqur.
– E habitshme se sa i madh është iluzioni, që bukuria është mirësi.
– Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha.
– Pa e ditur se çfarë jam dhe përse jam këtu, jeta është e pamundur.
– Që të heqësh qafe një armik, duhet që ta duash atë.
– Të gjithë mendojnë për të ndryshuar botën, por askush nuk mendon për të ndryshuar vetveten.
– Mund të dimë vetëm që nuk dimë asgjë. Dhe kjo është shkalla më e lartë e urtësisë njerëzore.
– Kuptimi i vetëm i jetës është që t’i shërbejë njerëzimit.
– A është vërtetë e mundur që t’i thuash dikujt tjetër atë që ndien?
– Në emër të Zotit, ndalu një moment, lëre punën, shih përreth teje.
– Muzika është gjuha e shkruar e emocionit.
Për më shumë thënie nga Tolstoi klikoni KËTU