Ali Podrimja për dashurinë: Krejt çka është e bukur mbetet e pathënë…

Poezi nga Ali Podrimja: Fjalë për dashurinë

krejt ç’është e bukur
për dashurinë
ende s’është thënë
(prore mbet diçka të thuhet
n’emër të një kohe
në jetë,
herët ose vonë)

ajo gjithmonë vjen
sapo harrojmë të dashurojmë
dhe kurrë s’është vetëm e sotme

krejt ç’është e bukur
mbetet përherë e pathënë,
e kërkuar në jetë

ObserverKult


Lexo edhe:

A DUHET TA RISHIKOJMË DREJTSHKRIMIN?