Alice Walker: Mos prit asgjë

Mos shpreso asgjë. Jeto në zgrip.
Prit befasinë.
Bëhu i huaj
ndaj nevojës për keqardhje;
Ose, edhe kur dhembshuria të jetë lirisht
e dhënë,
merr vetëm aq sa duhet.
Thuaji ndal ngutjes për të kërkuar
dhe shmangiu asaj që të nevojitet.

Mos dëshiro asgjë më të madhe,
se zemra jote e vogël;
Ose më të madhe se një yll.
Përmbaje zemërimin e egër,
me përkëdhelje të qeta dhe gjakftohtësi.
Bëje prej tij një gëzof
për shpirtin tënd.

Zbulo arsyen pse
kjo qenia njerëzore aq e vogël xhuxhe
ekziston mbi dhe.
Aq e tmerruar e pamend. Jeto në zgrip
në pritje të befasisë.

Përktheu: Irena Dono