Gjenden të vdekur prindërit e aktores së njohur

LOS ANGELES, CALIFORNIA - JANUARY 04: Alicia Witt attends The Art Of Elysium's 13th Annual Celebration - Heaven at Hollywood Palladium on January 04, 2020 in Los Angeles, California. Photo: CraSH/imageSPACE/Sipa USA

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se prindërit e aktores, Alicia Witt u gjetën të vdekur brenda shtëpisë së tyre në Massachusetts nga policia.

Autoritetet dyshojnë se prindërit e moshuar të aktores mund të kenë vdekur nga hipotermia pasi trupat e tyre të pajetë u gjetën brenda shtëpisë së tyre këtë javë.

Zjarrfikësit kontrolluan cilësinë e ajrit brenda banesës dhe nuk zbuluan gazra të dëmshëm, transmeton ‘lapsi.al’. 

Hetuesit besojnë se shkaku i vdekjes ishte hipotermia, një rënie e rrezikshme e temperaturës së trupit të shkaktuar nga një ekspozim i zgjatur ndaj të ftohtit.

Alicia është e njohur për rolet e saj në filmat : “Dune”,”Two Weeks Notice”, dhe “Last  Holiday”.


Lexo edhe

LAJMI I DHIMBSHËM, KËNGËTARI I NJOHUR NDËRRON JETË NË SPITAL