Alida Hisku: Ti je për mua ngushëllim… (teksti dhe kënga)

Alida Hisku ka filluar të këndojë që në festivalet e pionierëve në Tiranë. Tutje ishte aktive në festivalet e të rinjve dhe në shumë festivale të tjera në Shqipëri dhe jashtë saj.

Ka marrë pjesë në 10 festivale kombëtare të RTSH-së. Ishte vetëm 13 vjeçe, kur zëri i saj jehoi në Festivalin e Këngës në RTSH. Me një cilësi të rrallë zëri, e dhuntie muzikore, Alida shkëlqeu për 10 vjet me radhë.

Sot kemi përzgjedhur për ju këngën e saj “Kitarë e rinisë”:

Sa herë në duar ty të mbajë,
dhe nis një melodi,
një qiell me yje ti më hap,
kitarë moj e rinisë,
mbete një mike e rrallë,
gjithmonë me ty vite, kitarë …

Kur netëve hëna derdh axhan,
dhe yjet dritë pikojnë,
më bëre ti që unë të rend,
ku ëndrrat larg të çojnë,
kur pa fund telat janë,
tek ti e shtrenjta kitarë.

Pra këndo moj kitarë,
dhe kujtimet mi zgjo,
ja ku vinë radhë-radhë,
dhe më thonë mos harro…
Pranë me vinë si atëherë,
miqtë e mi të rinisë,
bashkë i këndojmë dashurisë…

Ti je për mua ngushëllim,
në udhë mërgimin lamë,
në tela derdh unë shpirtin tim,
çdo brengë edhe çdo mall.

Mbetemi miq të pa ndarë
o mike e shtrenjtë kitarë.
Kur netëve hëna derdh axhan,
dhe yjet dritë pikojnë,
më bëre ti që unë të rend,
ku ëndrrat larg të çojnë,
kur pa fund telat janë,
tek ti e shtrenjta kitarë.

Pra këndo moj kitarë,
dhe kujtimet mi zgjo,
ja ku vinë radhë-radhë,
dhe më thonë mos harro…
Pranë me vinë si atëherë,
miqtë e mi të rinisë,
bashkë i këndojmë dashurisë…

Në ato vite kitarë,
derdhëm shpirtin e lirë,
ti na merr ne në krahë,
ndjeheshim ne të lirë,
nëpër këngë, gjallë e shpresë,
hymni ngren dashurinë,
oh, moj kitarë e rinisë.

Alida Hiskun e dëbuan nga skena, në kulmin e karrierës. Ishte viti 1983, ajo kryente studimet Politike edhe madje ishte zgjedhur në Komitetin e Qendror të Rinisë.

Ishte madje edhe prej gjashtë vitesh anëtare e Partisë por asnjë nga këto nuk qe siguri përballë akuzave që i ngritën. Pretekst u bë një ditar vajzëror i saj, të cilin ia vodhën tre shoqe, me të cilat bënte praktikën në Konispol.

Shkrimet në ditar, Partia ia interpretoi si deshi, i hoqën teserën dhe e akuzuan për agjitacion e propagandë, duke e internuar dhe larguar nga muzika. Ditarin e pa vetëm një vite më vonë, gjatë procesit gjyqësor.

Ajo që e lëndoi ishte ndarja me publikun, më shumë sesa largimi nga skena. Dikur e ëma i thoshte se po të shkonte deri në natën e tretë të festivalit, do të thoshte se i qe ngulitur publikut në veshë e në zemra.

E dëbuan përdhunshëm nga skena në moshën 23-vjeçare, kur do të duhej të ishte në kulmin e karrierës dhe të suksesit.

E përgatiti: U.V.- ObserverKult


Lexo edhe:


KËTO JANË FJALËT NË DITAR QË U BËNË SHKAK PËR DËNIMIN E ALIDA HISKUT DHE LARGIMIN E SAJ NGA SKENA