Juliette Gréco: Zhvishëm (Déshabillez moi)… (teksti dhe kënga)

Sensualiteti dhe guximi nuk kanë munguar asnjëherë në artin e Juliette Gréco, e cila e filloi karrierën e saj në fillim të viteve 1950.

“Më zhvish” është kënga më ikonike e saj.

E lansuar në vitin 1967 kënga shkaktoi polemika, pasi përmes tekstit këngëtarja shpreh atë që shihej si tabu: seksualitetin.

E cilësuar si “Gruaja me të zezë” për shkak të veshjes, Juliette Gréco u bë muzë për filozofët dhe shkrimtarët.

Përderisa Jean-Paul Sartre shkroi tekste të këngëve të saj, Juliette Gréco këndonte poezitë dhe tekstet e Raymond Queneau, Robert Desnos, Jacques Prévert, Simone de Beauvoir dhe Albert Camus.

E martuar tri herë, ajo pati një lidhje të gjatë me borizanin e xhazit Miles Davis.

Në vazhdim ObserverKult ua sjellë në shqip tekstin e një prej këngëve të saj më të famshme “Déshabillez-moi”:

Zhvishëm!

Zhvishëm,
Zhvishëm,
Po, por jo menjëherë,
Jo shumë shpejtë.

Di t’më lakmosh,
Të më dëshirosh,
Të më rrëmbesh.

Zhvishëm,
zhvishëm,
Por jo si gjithë burrat,
Me shumë nxitim…

Fillimisht,
shikimi gjatë preludit
t’mos jetë i vrazhdë
as i përhumbur.

Përpim me sy,
Por me maturi,
T’mësohem
pak nga pak …

Zhvishëm,
Zhvishëm.

Po, por jo menjëherë,
Jo shumë shpejt.
Di t’më hipnotizosh,
Të më mbështjellësh,
Të më kapësh.

Zhvishëm,
Zhvishëm.
Me ëmbëlsi
Me epsh
Me takt.

Zgjidh fjalët me kujdes,
Kontrolloj gjestet,
As shumë ngadalë,
As shumë lehtë
N’lëkurën time.

Ja, erdhi,
Jam e rrënqethur,
E dhënë,
N’dorën tënde prej eksperti
Hajde, jepi…

Zhvishëm,
Zhvishëm,
Tash menjëherë,
Hajde, shpejt.

Di t’më zotërosh
Të më harxhosh
Të më djegësh.

Zhvishëm,
Zhvishëm.
Sillu si burrë.
Je burri…

Vepro!

Zhvishëm,
Zhvishëm.
Dhe ti…
Zhvishu!

Përktheu: Çlirim Lazaj

Përgatiti: ObserverKult

Lexo edhe:

LARA FABIAN: JAM E SËMURË (JE SUIS MALADE), TEKSTI DHE KËNGA