Ti je përherë aty kur unë lutem dhe qepallave të mbyllura mbin një luledielli.
Nuk ka as det, as qiell, as gushtovjeshtë nuk ka aty!
Jam unë dhe një luledielli e shfaqur papritmas në heshtnajnën e thellë!
“A mbijnë përherë bimë kur koha ndalet?”, më pate pyetur dikur.
Atëherë nuk dita ç’përgjigje të të jepja.
Por sot kur u luta me afsh, më mbiu kjo luledielli.
Me siguri koha kish ndalur pa e kuptuar atij çasti, ose kish rrjedhur tjetërsoj.
Nuk jam e sigurt më për asgjë, as për fjalët, as për ty dhe as për kohën.
Di vetëm se një luledielli më feksi në brendi të syve kur nuk prisja të ndodhte asgjë…