Mjafton të më duash, kaq mjafton.
Të përgjumet trupi yt në timin
Si petalet e ngjyrave në pasqyrën e ujërave.
Dashuromë të derdhesh
Si derdh dielli një lumë drite mbi det.
Aty, aty ku përgjumen mahnitjet
Dhe klith pulëbardha.
Aty burri e gëlltit në shpirt blunë
Dhe zgjohet flamingo.
Mjafton të më duash, kaq mjafton.
Tërë shpendët e ujit do t’i përgjigjen
Zërave të detit tim atë çast.
Aty, aty e askund tjetër është tejkoha
Që në ëndrrën tonë të pagjumë
Blatonim unë dhe ti, i bukuri im!