Alketa Gashi Fazliu: M’rrejte t’u m’pa n’dritë t’synit…

alketa gashi fazliu

Poezi nga Alketa Gashi Fazliu

Çka dreqin lype me mu ba varrë për tanë jetën
Çka dreqin lype me shkel n’libër t’shenjtë
Qysh zgjodhe me u betu e me pshty n’fjalën tane
Qysh i pshurre* krejt sevapet ba miletit
Pash t’lumin zot qysh ma ktheve shpinën
M’rrejte t’u m’pa n’dritë t’synit
Qysh mujte me rrafshu bjeshkën tonë
Tu ecë kryenaltë
Si pishtar
Si flakadan
Si hero
A e ke menu që ka me ardhë një ditë
E krejt dhimbjet kanë me u qu peshë
Krejt rruga kah ke ecë ka me u djegë
Krejt premtimet kanë me u shu
A e ke menu
Që gota ku pijtëm ujë unë e ti
Veç helm ka me t’dhanë tanë jetën!

ObserverKult

Lexo edhe:

XHEJLANE TËRBUNJA: KAM RA N’DASHNI