Alketa Vejsiu: Dita ndalet kur nuk nis me ty (teksti dhe kënga)

Dita ndalet kur nuk nis me ty… interpreton Alketa Vejsiu

Nuk do zgjohem, po s’më puthe ti
Dita ndalet, kur nuk nis me ty
Nuk më flihet kur e vetme jam
Gjumi ëmbël vjen kur të kam.

Veten nuk e gjeta, më gjete ti
Veten tim e zbulova je vetëm ti
Ëndrrën time e preka, të ndjeva ty
Sot kam veç një puthje, jemi të dy.

Veten nuk e gjeta, më gjete ti
Vetëm ti më kuptove, të desha ty
Ëndrrën tim e preka, të ndjeva ty
Se si kam rilindur,unë nuk e di, jo.
Të kam…

Veten nuk e gjeta, më gjete ti
Veten tim e zbulova je vetëm ti
Ëndrrën tim e preka, të ndjeva ty
Sot kam veç një puthje, jemi të dy.

Veten nuk e gjeta, më gjete ti
Vetëm ti më kuptove, të desha ty
Ëndrrën tim e preka, të ndjeva ty
Se si kam rilindur, unë nuk e di, jo.

—————————————————————————————

LEXO EDHE: Alketa Vejsiu & Flori: Merrmë të fundit natë (teksti dhe kënga)

Frikësuar nga vetja, nga ty,
Për herë të fundit të them “Të dua”
E di,e ndjej, e kuptoj, e shoh,
gjithçka kaluam, ke harruar.

Dhe pyes veten kush
Kush do t’i puthi sytë e tu
Kush do të thotë tani “Të dua”
Merrmë të fundit natë.

Të ndjej, të shoh, të prek
fytyrën tënde
Merrmë të fundit natë
Të shoh të prek të ndjej
lëkurën tënde
Dhe pyes veten kush
Kush do t’i puthi sytë e tu
Kush do të thotë tani “Të dua”

Të fundit përqafim unë të kërkoj,
Të fundit ndjenjë me ty të jetoj,
Kujto sa shumë kaluam.

E trembur heshtjen time do e pranoj,
E humbur në kujtime do jetoj,

Nuk e di pse u harruam
Dhe pyes veten kush
Kush do t’i puthi sytë e tu
Kush do të thotë tani “Të dua”.