Alketa Vejsiu & Flori: Merrmë të fundit natë (teksti dhe kënga)

Frikësuar nga vetja, nga ty,
Për herë të fundit të them “Të dua”
E di,e ndjej, e kuptoj, e shoh,
gjithçka kaluam, ke harruar.

Dhe pyes veten kush
Kush do t’i puthi sytë e tu
Kush do të thotë tani “Të dua”
Merrmë të fundit natë.

Të ndjej, të shoh, të prek
fytyrën tënde
Merrmë të fundit natë
Të shoh të prek të ndjej
lëkurën tënde
Dhe pyes veten kush
Kush do t’i puthi sytë e tu
Kush do të thotë tani “Të dua”

Të fundit përqafim unë të kërkoj,
Të fundit ndjenjë me ty të jetoj,
Kujto sa shumë kaluam.

E trembur heshtjen time do e pranoj,
E humbur në kujtime do jetoj,

Nuk e di pse u harruam
Dhe pyes veten kush
Kush do t’i puthi sytë e tu
Kush do të thotë tani “Të dua”.

LEXO EDHE: Soni & Flori: Më thuaj ku je tani… (teksti dhe kënga)