Allen Ginsberg: Rikthimi i Mbretit Majales

Nga Allen Ginsberg

Këtij përvjetori të argjendtë shumica e flokëve më kanë rënë e Unë jam Mbret i Majit
Dhe megjithëse jam Mbret i Majit ulërimat dhe proklamatat e mia tash më janë të ndaluara nga ana e FCC në valët ajrore elektrike prej orës 6 të mëngjesit deri në mesnatë
Edhe pse Mbret i Majit kthehem nëpër Qiell duke fluturuar për ta kërkuar mbrapa kurorën time prej letre
E unë jam Mbret i Majit me shtypje të lartë gjaku, diabet, dhembje eshtrash, paralizë barku, gurë në veshkë e sy të xhamtë e të qetë
Dhe kurrë më s’do të mbaj kurorë budallai nga mosdija e paurtia pa frikë pa shpresë me
kravatë me vija kapitaliste dhe fermerka komuniste
S’është çështje qesharake zhdukja e planetit në 100 vjetët e ardhshëm
E unë jam Mbret i Majit i rikthyer me një diamant të madh sa universi një mendje boshe
E unë jam Mbret i Majit homoseksual me mungesë dashurie në Pranverë me praktikë të
dobët meditimi
E unë jam Mbret i Majit Profesor i Shquar i Anglishtes në Bruklin duke kënduar
Çdo gjë ka mbaruar ka mbaruar tashti ka tejshkuar çdo gjë ka shkuar lart në qiell mendje e moçme kështu që Ah!

25 prill 1990

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

ALLEN GINSBERG: PAQE NË BOSNJE DHE HERCEGOVINË

Gjeneral Nënë Tereza
Perandor Dalai Lama i XIV
Shef Shtabi Thich Nhat Hanh
Kapetan Ushtrie Gjon Pali i II
të ndjekur nga hijet e Gandhit
Saharovit, Sartreit dhe ungjit të tij
Albert Shweitzer…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU