Allen Ginsberg: Pse meditoj

rri ulur sepse Dadaistët klithën në Minor Strit
rri ulur sepse Surrealistët hëngrën jastëkët e zemëruar
rri ulur sepse Imazhistët qetësisht frymuan në Radhërford dhe në Menhetën
rri ulur për shkak të 2400 vjetëve
rri ulur në Amerikë sepse Buda ka parë kufomë në Lumbini
rri ulur sepse Jipitë njëherë bënë aheng nën qiellin e gazrave lotsjellës të Çikagos
rri ulur sepse S`ka sepse
rri ulur sepse isha i pazoti ta gjej zanafillën e të Palindurit nga mitra
rri ulur sepse është lehtë
rri ulur sepse zemërohem po të mos bëj kështu
rri ulur sepse më kanë thënë të bëj kështu
rri ulur sepse për këtë lexoj nëpër stripe gazetash
rri ulur sepse pata vizione e po ashtu merrja LSD
rri ulur sepse nuk di ç’të bëj sikurse Peter Orlovsky
rri ulur pasi që Lunaçarski u pushkatua e Stalini Zhdanovit ia dhuroi një terren të posaçëm
tenisi e unë u bëra kozmopolit i parrënjë
rri ulur brenda guacës së Unit tim plak
rri ulur për shkak të Krishtlindjeve të Jean-Arthur Rimbaudit në Tokë
rri ulur për revolucionin botëror

Më 19 korrik 1981

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

ALLEN GINSBERG: “MBRONIN FENË”