Allen: Jetohet një herë të vetme e dikush asnjëherë…

Woody Allen, është një nga aktorët, skenaristët dhe regjisorët më të njohur të historisë së kinematografisë.

Karrierën e nis si autor barsoletash dhe si komedian monologjesh.

Në fakt, humori e përshkon tërë krijimtarinë e tij, madje edhe në aforizma, disa nga të cilat mund t’i lexoni më poshtë.

ObserverKult ua sjell disa thënie të Woody Allenit:

Më mirë frikacak për një minutë se i vdekur për gjithë jetën.

Paratë janë më të mira se varfëria, por vetëm nga pikëpamja ekonomike.

Jetohet një herë të vetme e dikush asnjëherë.

Seksi pa dashuri është një përvojë boshe, por mes përvojave boshe është më e mira.

Avantazhi i të qenit inteligjent është se mund ta bësh idiotin kurdoherë, kurse e kundërta është krejt e pamundur.

Njeriu përbëhet nga dy gjëra: mendja e tij dhe trupi i tij. Vetëm se trupi argëtohet shumë më tepër.

Telashet janë si letrat higjenike, merr një e vijnë dhjetë.

ObserverKult


Lexo edhe:

HYGO: NUK ËSHTË E LEHTË TË QËNDROSH I HESHTUR, KUR VETË HESHTJA ËSHTË NJË GËNJESHTËR…