Hygo: Nuk është e lehtë të qëndrosh i heshtur, kur vetë heshtja është një gënjeshtër…

falim aq sa dashurojme hygo

Viktor Hygo lindi në Besançon më 26 shkurt të vitit 1802, ishte dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si “Babai i Romantizmit”, “Poet Kombëtar i Francës” si dhe “Figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX.”

Vitet e para të jetës Viktor Hygo i kaloi në shumë vende të ndryshme i detyruar me familjen për shkak të punës së babait i cili ishte gjeneral në fushatat aktive Napoleniane.

Në periudhën nga 1815 deri në 1818 Viktori frekuentoi për një periudhë, për të plotësuar dëshirën e atit, Politeknikun e Parisit, por shumë shpejt i la studimet teknike për t’iu dedikuar letërsisë drejt së cilës e shtyu e ëma.

Në 1827 shkruan dramën historike për teatrin Kromuell, ai që u konsiderua si manifestimi i teorive të reja romantike, ndërsa në 1830 u prezantue Hernani në Komedinë Franceze; prezantimi u ndërpre nga përplasjet mes mbështetësve të Hygos me disa tjerë.

Hygo ndërroi jetë më 22 maj 1885.

KRIJIMTARIA LETRARE E VIKTOR HYGOSË

“Bug-Zhargal” – botuar më 1820. Vepra e parë, roman. “Oda e poezi të ndryshme” – botuar më 1822. “Kromuel” – dramë, nuk u luajt asnjëherë, traktat dhe manifest për romantizmin. I hedh poshtë rregullat e klasicizmit dhe ndërton ato të romantizmit. Kërkon ndërrimin e përmbajtjes tematike, formës letrare, të futen ngjarje nga jeta e gjallë e aktuale, të shprishen rregullat e ngurtatë dramës etj.
“Ernoni” – dramë 1830 zhvillon betejë mes romantizmit dhe klasicizmit.
“Katedralja e Parisit”, roman 1831. Pastaj vijnë veprat “Mbreti dëfren”
“Vepra dhe fjalët” – libër gjykon qëndrimin e qeversië dhe i mbron kryengritësit
“Historia e një krimi”, “Napoleoni i vogël”, “Ndëshkimet”, “Soditjet‟, “Të mjerët”, “Njeriu që qesh”. “Viti 93” roman flet për ngjarjet e vitit 1793, pas revolucionit borgjez, “Legjenda e shekujve”, “Arti i të qenurit gjysh”.

ObserverKult në vazhdim ua sjell disa thënie nga Viktor Hygo:

Të gjitha forcat në këtë botë, nuk janë aq të fuqishme sa një ide së cilës i ka ardhur koha.

Vetëm përmes vuajtjes, qeniet njerëzore bëhen engjëj.

Ju më pyesni çfarë më detyron të flas? Një gjë e çuditshme: ndërgjegjja ime.

E ardhmja ka disa emra. Për të dobëtin, është e pamundur; për zemërlëshuarit, është e panjohur; por për trimat është ideali.

Nuk është e lehtë të qëndrosh i heshtur, kur vetë heshtja është një gënjeshtër.

Kur një grua është duke ju folur, dëgjojeni atë që thotë me sytë e saj.

Simptoma e parë e dashurisë tek një djalë i ri është druajtja; tek një vajzë guximi.

Të duash një person tjetër, do të thotë të shohësh fytyrën e Zotit.

Njerëzve nuk u mungon forca por vullneti.

E përgatiti: V.K.- OberverKult

——————

Lexo edhe:

Kam vendosur të merrem me dashurinë… urrejtja është peshë e rëndë për t’u mbajtur