Alma Bektashi: Të gënjen ai
Thuam ëndrrat që përkundëm
Ku i çuam, ku na humbën
Gjithë ato që ëndërruam ne të dy.
Në më do, a më mallkon.
Më kujton apo loton,
Jetën thuam vallë
Ti vetëm si e kalon?
Dhe për buzën e bekuar,
Në të thotë se është betuar,
Se nuk do t’ja puthte
Kurrë një tjetër vajzë…
Nëse duket se nuk vuan,
Si çapkën ai po luan,
Thotë se zemra e tij
Jo nuk më deshi kurrë…
Të gënjen ai,
Të gënjën ai…
Ti kujdes se të mashtron,
Nuk e kupton,
Të gënjen ai…
Të gënjen ai,
Të gënjen ai…
Ti kujdes se të mashtron,
Nuk e beson,
Të gënjen ai…
Se më deshi fort,
Dhe prapë më dashuron,
Të gënjen ai…
Thuam’ nëse flet për mua,
Thuam’ nëse është penduar,
Thuam’ në më quan ende të pabesë,
Me portretin e sajuar,
Thuam’ nëse ka ndryshuar,
Thuam’ nëse mund të ketë një tjetër shpresë…
ObserverKult
Lexo edhe:
“MBANI SYTË NGA SHQIPËRIA”/ SI E MBROJTI SHQIPËRINË, ARBËRESHI NË KRYE TË ITALISË…