Poezi nga Alma Braja
Disa herë ndihem si farë.
E mbjellë në tokë të huaj.
E mbjellë në stinë jo të duhur.
E fjetur.
Disa herë si tokë ndihem
Si tokë e huaj.
Që pret çdo stinë.
Zgjuar.
Të takojë një farë.
Disa herë si farë ndihem.
Dhe si tokë.
Jo e huaj.
Si farë e mbjellë, e mbirë,
e bërë pemë.
Dhe vallëzoj.
Nën ritmin e fëshfëritjes së gjetheve.
Disa herë zgjohem.
Në stinë të duhur.
Por nuk kam mbirë.
ObserverKult
Lexo edhe: