Alma N. Liço: Lëmoshë! Sa e vlefshme, po aq edhe fyese…

Alma N. Liço

Nga Alma N. Liço

Sa e vlefshme, po aq edhe fyese. Ndonëse ofrohet si ndihmë, ajo përplas në fytyrën dhe vetëdijen e nevojtarit pamundësinë, paaftësinë, varësinë, nënshtrimin ndaj atij që e ofron atë.
Lëmoshat në kohën që jetojmë, jepen në mënyrën më të padenjë të mundshme. Duke e bërë atë publike, duke regjistruar pamje familjesh të mjera, duar të zgjatura dhe lot fëmijësh që jetojnë ekstremitet e nevojave të tyre, veçse i denigrojmë ata të mjerë, duke i njollosur për ngaherë me kompleksin e inferioritetit, i cili përpos një mirënjohjeje të lodhur, më pas gjeneron pakënaqësi, pse jo edhe revolte.
E çfarë ndihme është ajo, kur përdhunojmë aq keqas krenarinë dhe dinjitetin e njeriut. Lëmosha mund të zgjidhë vetëm për momentin një problem që lidhet me varfërinë e dikujt, por poshtëron përjetësisht shpirtin e tij.
Për sa kohë shteti nuk aplikon politika sociale për të garantuar mbijetesën, lëmosha mbetet një e keqe e domosdoshme.
Të jemi sa më të padukshëm dhe anonim në ofrimin e saj.

ObserverKult

Lexo edhe:

BEN BLUSHI: KAVAJA, NJË HISTORI E SHKURTËR DHE NJË PYETJE AKOMA MË E SHKURTËR

ABC news ben blushi lëmoshë

Nga: Ben Blushi

Kaloja në një rrugicë në Kavajë. Pashë një motor të vjetër dhe një shishe qumështi mbi trotuar.
Nuk e di pse rrinin afër njëra-tjetrës. Më pëlqyen ashtu si dy objekte pa lidhje dhe vendosa t’i fotografoj.
Pa shkrepur as dy herë dëgjoj një burrë që ulërinte duke vrapuar drejt meje. Ishte i skuqur sikur i kisha marrë shishen e qumështit.
Mos fotografo motorin. Zhduku, do të v ra s.
Çfarë ke i thashë?
Do të v ra s ç’punë ke këtu?
Nuk kam asnjë punë po fotografoj rrugën.
Më jep aparatin
Nuk ta jap aparatin
Ma jep se do të v ra s
Nëse më vr e t nuk e hap dot aparatin tim
Do të vr a s nëse ke fotografuar motorin
Po pse motori jotë është?

Tekstin e plotë e gjeni KËTU