Rrëfimi prekës i aktorit të njohur: Mendova se do ndahesha nga kjo jetë…

Aktori Alvaro Morte, i njohur për rolin e profesorit në “La Casa De Papel” ka rrëfyer kohë më parë për betejën e tij me kancerin.

Në një intervistë, aktori tregoi se u diagnostikua me kancer në moshën 30-vjeçare dhe nuk mendonte se do të mbijetonte, transmeton ‘lapsi.al’.

“Kur isha 30 vjeç u diagnostikova me kancer në kofshën e majtë dhe rrezikoja të humbisja këmbën. Unë besoja se do të vdisja. Mendova që vështirësi të tilla mund t’i hasë të gjithë në jetën e tyre. Ju duhet të përballeni me to. Mendoj se gjëja më e zgjuar që mund të bëjë dikush është të gjejë diçka për të pirë për shëndetin e tij… ”, u shpreh Alvaro Morte.

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

NGA ZHDUKJA E PROFESORIT TE MISIONI PËR TË NXJERRË ARIN, LA CASA DE PAPEL RIKTHEHET NË DHJETOR

Profesori, është një prej arsyeve pse njerëzit janë bërë të varur nga seriali “La Casa de Papel”.

Ku “La Casa de Papel” (“Money Heist”) për herë të parë nisi të emetohej në Netflix, shikuesit u njoftuan me seriozin, por gjeniun, ‘djaloshin e keq’, i cili është orkestruesi i aktiviteteve.

Gjatë katër sezoneve e kemi parë protagonistin stoik, të fokusuar. Ai ishte fanatik ndaj asaj që bën e deri te momentet kur e ka humbur gjakftohtësinë. 

(Foto: Carlos Alvarez/Getty Images/Guliver)

Më poshtë jua sjellim disa të dhëna për aktorin e talentuar duke mësuar pse shikuesit e duan aq shumë në rolin e kriminelin mendjemprehtë.

Ka luajtur në seriale dhe filma

Kur Morte e nisi karrierën artistike në vitin 2002, ai luajti një rol të vogël në dramën spanjolle, “Hospital Central”. Ky serial ishte krahasuar me “E.R.”. Rolin e parë të rëndësishëm filmik e luajti në “Lola, la pelicula”. Një film për valltaren spanjolle të flamengos, Lola Flores.

Që atëherë ka luajtur në serialin “Isabel” krahas bashkaktores në “La Casa de Papel”, Ursula Corbero dhe shumë projekte tjera, si “Bandolera”, “Amar en tiempos revueltos”, “Mirage” e “El embarcadero”.

Është i martuar

Morte dhe gruaja e tij, stilistja Blanca Clemente, janë…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult