Jo nuk jam më i ri.
Dëshirat, tashmë kane marrë emra konkret,
jo si dikur
dhe shpirti duket i paqtuar me to.
Por ja, vjen një këngë, një vallëzim, një buzëqeshje,
Ujrat trazon
Dhe si një fëmijë ndjehesh i dashuruar,
Si një fëmijë
dashuron pa egoizëm
çastin.
Dhe si një fëmijë kërkon tërë bota të gëzoj me ty.
Dhe tingujt mbarojnë…
Dëshirat marrin sërisht emra konkret
Dhe shpirti duket i paqtuar me to.
Kënaqshëm!
ObserverKult