Amarildo Pregapuca: Ka ditë që shkërmoqem…

amarildo pregapuca

Ka ditë që shkërmoqem
E copat, nuk mundem me i mbledhë
Nuk mundem, a nuk du
Kët’ kurrë se mora vesh…

Por ka ditë
Që ndjehem mirë
në copën më të thjeshtë të copëtimit tim.

Dhe ka ditë
Që të gjitha copat bashkë
Më bajnë me u ndje përgjysmë
E inati m’kapë…

Dhe du me shkërdhy çdo copë timen
Lodhem, e ndjehem i vogël
Shumë i vogël…

Dhe dua një përqafim
të më rris!