Amarildo Pregapuca: Më zgjuan sot psherëtimat…

Poezi nga Amarildo Pregapuca

Më zgjuan sot psherëtimat
psherëtimat…
afshet e pacipa të vjeshtës
dhe dritaren hapa – unë i pacipi njeri,
t’i dëgjoja më pranë, e të shikoja më mirë.

Pemët morën emra kujtimesh,
për dreq emra vendesh morën kujtimet
e u pshtjelluan ndjesitë.

Forma dhe lëvizje gjymtyrësh morën degët
prekën tokën gjethet me padurim.

Ndoshta më vonë do bjer shi
shi për të larë mëkatet e pafajshme
të këtij mëngjesi vjeshte.

ObserverKult


Lexo edhe:

AMARILDO PREGAPUCA: SONTE S’TË DUA AS TY…

——————————–

Kliko edhe:

BLOGERI I HUAJ PROMOVON ÇIFTELINË: MË NDRYSHOI MËNYRËN SE SI UNË MENDOJ PËR MUZIKËN…

Nuk janë të pakta rastet kur kultura shqiptare promovohet nga të huajt. Njësoj ka ndodhur edhe me instrumentin e çiftelisë.

Në një kërkim të përditshëm në platformën “YouTube” mund të shihni kanalin personal të David Hilowitz (“David Hilowitz Music”).

Me banim në Filadelfia, Hilowitz është regjisor filmi dhe krijues muzikor i cili promovon kultura të ndryshme.

Fokusi i tij veçmas qëndron te objektet të cilat janë të vjetra, instrumentet që nuk janë aq të njohura dhe gjithçka tjetër me të cilën mund të krijoj muzikë.

Në një prej videove të tij, Hilowitz tregon rrugëtimin e tij deri te një dyqan i antikave. Ndër të tjera, ajo që ia merr vëmendjen është një çifteli me flamurin kombëtar dhe me mbishkrimin “Kosova”.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult