S’e di si ke jetuar me mua.
Si më ke dashur.
Kur në momente dhe vetja-veten
E ka parë me përçmim?!
Por fundja-fundit, jam veç një mashkull
Dhe s’di se si funksionon një grua.
Kur jemi zënë
Me mendje, të kam vrarë 1 mijë herë,
100 pjata kam thyer si rrjedhojë.
Mjafton diçka të të dhembë
Dhe ndjehem, aq keq,
S’e di ç’ndodh me mua…
Por fundja-fundit, jam vec nje mashkull
Dhe s’di se si funksionon një grua.
Pra nuk e kuptoj, këtë transformim në vete.
Këtë pushtet tëndin, se kuptoj,
Inat marr veten kur bëhet çfare ti thua
Dhe me tërë botën jam gati të luftoj, ta bëj.
Nuk e kuptoj këtë magjinë tënde, po thoja,
Se si një ndërtesë e kthen në një shtëpi,
Por fundja-fundit, jam veç nje mashkull
Dhe s’di se si funksionon një grua.
Po ka gjëra që në jetë, që ndoshta s’duhen kuptuar.
ObserverKult
Lexo edhe:
DRITËRO AGOLLI: SOT NË VARREZA E PASHË EMRIN TËND…
Sot në varreza e pashë diku emrin tënd,
Të gdhendur mbi gurin e murrmë.
Cigaren e ndeza e të solla në mend,
Si një ëndërr të frikshme në gjumë.
Atje në shtëpinë time pas derës gri,
Eshtë ende gozhda ku varje pallton e vjetër.
Eshtë qoshja ku lije çadrën e lagur në shi,
Me dorezë me retër.
Është dhe një kasetë magnetofoni në raft,
Me zërin tënd fjalëpakë…
Unë erdha ketu në varreza nga larg,
Dhe do shkoj në hotel në darkë..
Poezinë e plotë e gjeni KETU