S’e di si ke jetuar me mua. Si më ke dashur. Kur në momente dhe vetja-veten E ka parë me përçmim?! Por fundja-fundit, jam veç një mashkull Dhe s’di se si funksionon një grua.
Kur jemi zënë Me mendje, të kam vrarë 1 mijë herë, 100 pjata kam thyer si rrjedhojë. Mjafton diçka të të dhembë Dhe ndjehem, aq keq, S’e di ç’ndodh me mua… Por fundja-fundit, jam vec nje mashkull Dhe s’di se si funksionon një grua.
Pra nuk e kuptoj, këtë transformim në vete. Këtë pushtet tëndin, se kuptoj, Inat marr veten kur bëhet çfare ti thua Dhe me tërë botën jam gati të luftoj, ta bëj. Nuk e kuptoj këtë magjinë tënde, po thoja, Se si një ndërtesë e kthen në një shtëpi, Por fundja-fundit, jam veç nje mashkull Dhe s’di se si funksionon një grua.
Po ka gjëra që në jetë, që ndoshta s’duhen kuptuar.