Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka pritur në takim së fundmi ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ambasadorin Jeffrey M. Hovenier.
Në këtë takim, Çeku përmes një postimi në rrjetet sociale tha se u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe po ashtu thellimin e partneritetit dy palësh nëpërmjet projekteve konkrete në fushën e kulturës, gjegjësisht fuqizimin e të rinjve, të trashëgimisë kulturore dhe sportit.
Çeku është shprehur se është falenderues përherë për punën dhe përkushtimin e palëkundër të Shteteve të Bashkuara në zhvillimin e vendit.
Ndërsa, ambasadori Hovenier lidhur me këtë takim nëpërmjet rrjeteve sociale tha se ishte kënaqësi biseda me ministrin Çeku, gjegjësisht diskutimi për një sërë nismash të vazhdueshme.
“Kënaqësi të bisedoja sot me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, në një sërë nismash të vazhdueshme, të fokusuara në trashëgiminë kulturore, muzikën, sportin dhe artin e Kosovës. Të gjitha këto thellojnë lidhjet e forta që kemi ndërtuar së bashku mes amerikanëve dhe kosovarëve nga të gjitha sferat e jetës”, ka shkruar ambasadori Hovenier.
ObserverKult
Lexo edhe:
ÇEKU: REFORMA NË KULTURË, KA SJELLË FRYMË DHE POLITIKË TË RE KULTURORE
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, tha se reforma e përgjithshme në sferën e kulturës ka sjellë frymën e re pra politikën e re kulturore.
Ai ka përmendur projektligjin për Artin dhe Kulturën që është miratuar në fund të qershorit në Qeveri dhe pritet të votohet së shpejti në Kuvend.
“Reforma e përgjithshme në sferën e kulturës ka disa projektligje dhe ligje që janë miratuar, ndërsa ligji kryesor që do ta sjellë këtë frymën e re, pra politikën e re kulturore- është projektligji për art dhe kulturë i cili tashmë është në procedurën parlamentare, ai është miratuar në qeveri dhe i ka ndjekur edhe procedurat e konsultimeve publike”, tha Çeku.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult