Ishte në komë/ Ndahet nga jeta aktorja e njohur, Shelley Smith

Aktorja e njohur nga filmat “The Associates” dhe “For Love and Honor”, Shelley Smith, u nda nga jeta, në moshën 70-vjeçare.

Lajmin e ka bërë me dije bashkëshorti i saj, Michael Maguire, përmes rrjeteve sociale, duke treguar edhe detajet e përkeqësimit shëndetësor që e quan deri te vdekja.

“Ka pasur atak kardiak, që e ka lënë në koma në spitalin Hollywood Presbyterian. Nuk ka pasur asnjë dhimbje, dhe ka ikur nga kjo botë paqësisht me mua afër dhe dy fëmijët, Nicky dhe Miranda, duke ia mbajtur duart dhe duke e puthur te koka për t’i treguar se sa shumë e duam atë”, ka deklaruar bashkëshorti i saj përmes një video.

Ndryshe, aktorja dhe modelja Smith, e cila ka lindur në vitin 1952 ka qenë në ballinat e ‘Harper’s Bazaar’ pastaj në revistat ‘Vogue’, ‘Mademoiselle’ dhe ‘Glamour’.

Në vitin 1979, ajo hyri në botën e televizionit dhe luajti në filmin “The Associates” së bashku me aktorët Martin Short, Wilfrid Hyde-White dhe Alley Mills.

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA AKTORI I NJOHUR, LEW PALTER- LUAJTI EDHE TE “TITANIC”

Lew Palter, aktori  i njohur për rolin në “Titanic”, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare. Këtë e ka konfirmuar vajza e tij Catherine për The Hollywood Reporter, e cila zbuloi se shkaku i vdekjes së aktorit ishte kanceri në mushkëri.

Lew ka spikatur ndër të tjera në shfaqjet e tij në, “The Flying Nun”, “Columbo”, “The Brady Bunch”, “Hill Street Blues” dhe “LA Law”. Ai mësoi studentë që kanë arritur famë globale, duke përfshirë të nominuarit për “Oscar”: Don Cheadle dhe Ed Harris. Po ashtu të nominuaren për “Emmy”, Cecily Strong.

Në skenën e famshme “Titanic”, Straus dhe gruaja e tij qëndrojnë në shtrat së bashku në vend që të përpiqen të arratisen nga anija fatkeqe ndërsa uji kalon nëpër dhomën e tyre. “Për kaq shumë vite u mburra se mësuesi im ishte plaku në Titanik që zgjodhi të qëndronte në shtrat”, postoi Strong.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult