“Amerika nuk është si në filma”,këngëtari flet për shpërnguljen në SHBA: Vetëm dritat të duken të bukura…

Plaurent Shushku apo i njohur si Rati në publik është një ndër këngëtarët më të njohur të muzikës popullore.

Ndonëse, ai është gjithmonë shumë i kërkuar nga publiku, ka vendosur të shpërngulet në SHBA, së bashku me familjen e tij.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Rati ka folur për jetesën në Amerikë, duke theksuar se i mungon shumë Shqipëria, pasi këtu ka prindërit, miqtë dhe artdashësit e muzikës së tij.

“Nganjëherë i nis ëndërrat kot dhe Zoti t’i plotëson. Normalisht ishte ajo ëndrra amerikane dhe që kur e shikoja nëpër filma më dukej fiksim.

Ndërsa kur shkon atje, vetëm dritat të duken të bukura. Por duhet të punosh, jeta është e vështirë. Unë u nisa kot, thash po i fus dokumentat si artist dhe mu aprovuan. Nuk e besoja që do shkoja me thënë të drejtën.

Normalisht që është jetesë e bukur, jetesë e mirë atje, por më mungon Shqipëria shumë, miqtë e mi, artdashësit e mi”, tregoi ai

Më tej, Rati është ndalur dhe te familja, duke zbuluar se si është njohur me bashkëshorten.

“Me bashkëshorten jam njohur në një dasmë në Durrës. Nusen e kam nga Durrësi. Më pëlqeu se nuk ma vari dhe ajo ishte pëlqimi më tepër. Kam vuajtur diku te tre muaj dhe direkt tha: ‘Po deshe, hajde te shtëpia’”, rrëfeu këngëtari./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

RRËFIMI EMOCIONAL I DUA LIPËS, FLET PËR FËMIJËRINË, KOSOVËN…

Në një intervistë të gjatë për numrin e qershor/korrikut të revistës “Vogue” Dua Lipa ka zbuluar shumë gjëra nga turneu i saj “Future Nostalgia”. Pastaj nga muzika, rutina dhe familja e saj.

Në rubrikën e njohur të “Vogue”, “73 pyetje me …. (këtë herë më Dua Lipën) këngëtarja ka treguar detaje edhe nga fëmijëria e saj. Për “Vogue” ajo ka pohuar se gjuha e parë që ka folur në jetë ishte gjuha shqipe dhe më pas mësoi anglishten.

Duke rrëfyer gjithashtu se shprehja më e përdorur në familjen e saj është “Çka ka me ngrënë”. Këtë fjali ajo e shprehu në shqip duke shtuar se nëna e saj është një kuzhiniere shumë e mirë. E cila është e mrekullueshme në përgatitjen e ushqimit tradicional shqiptar.

Gjatë intervistës Dua ka rrëfyer edhe për lidhjet e saj të forta me vendin origjinës. E vendosur në Kosovë në moshën 11-vjeçare Dua u shndërrua nga vajza shqiptare që donte të quhej “Amber” dhe të dukej më angleze. Në vajzën angleze që fliste shqip me një theks

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult