Amiri Baraka: Të gjitha këngët janë të çartura

Poezi nga Amiri Baraka

Disa janë të bukura.
Kush mund t’i këndojë
Të gjitha këngët që dimë?
Sa prej nesh mundemi, dimë
Sa nga ata që këndojnë e dinë
Se çka është të kënduarit.
Kështu që unë që kam kënduar dhe dëgjuar këngën
Dua të njoh këngëtarët
Dhe këngën
Unë që kam mësuar të kënduarit nga këngëtarët më të vjetër
Në botë dhe i kam kënduar vetë disa këngë
Unë dua të krijoj atë këngë që të gjithë e dinë
Dhe se të gjithë do ta këndojnë një ditë.
E pra, çfarë mbetet për të bërë?
Epo kështu fillon
Kënga.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

RIZA BRAHOLLI: VETËM ME TY MUND TË ISHA DASHURUAR…

Poezi nga Riza Braholli

Vetëm me ty mund të isha dashuruar…
me ty e askënd tjetër!

Gjithë ç’kam njohur
ishin të mençura e të bukura, por ti…,
ehe ti, je shumë më shumë, o shpirt;

je malli i një kënge dëgjuar qysh herët
diku në shpatin e pjerrët të një mali
nga një shpirt që endej pyllit të ahishtës
e këndonte vetëm për vete,
si t’i drejtohej qiellit përmjet zemrës.

Je vërshëllima e shkujdesur e buzëmbrëmjeve
në buzët e një djali të dehur; ai
sapo ka marrë prej së dashurës puthjen e parë.

Je… je fill i ujit që shket nëpër myshkun e blertë
e bëhet lot gëzimi që ngarend,
plas qelqet e pritjes në vazon e agimit
duke e mbushur botën me një grishje të re.

Po jo vetëm kaq, je frymë, që gjoksi im
e pret me gaz, si një këngë të re,
si diç përtej njohjes, kufijve të materies, diçka
që së pari mbjell hijen e vet prej malli
e të mbush me mungesë e dëshirim të kadifenjtë.

Je… Po si ta them,
se prehja nuk ka konture, s’ka ngjyra
veç s’di si qetohet e ndalet të vështrojë thellë
me sytë e ngulur mbi sipërfaqen e një çasti të lumtur .

Por, sado që mundohem, e ndjej,
përherë ke diçka më tepër, më përtej,
diçka të pakapshme që fshihet tej gjuhës,
e zjen e vlon, i shkon në kufi të pamundshmes
e fjalët pa kahje lundrojnë
pa mbërritur dot në ishuj mendimesh.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult