Ammaniti: E kupton se ç’është dashuria vetëm atëherë kur s’e ke më
ObserverKult ua sjell disa thënie për dashurinë:
E kupton se ç’është dashuria vetëm atëherë kur s’e ke më. Dashuria është mungesë./Niccolò Ammaniti
Nganjëherë mendoj se dashuria e përjetshme është Babagjyshi i Krishtlindjeve për të rriturit: e dimë të gjithë që nuk ekziston por askush nuk dëshiron ta dëgjojë të thuhet./ Alessandro Cattelan
I vetmi ndryshim mes një flirti dhe dashurisë së përjetshme është se flirti zgjat më shumë./Oscar Wilde
Dashuria është një dhuratë e pamerituar. Madje, pikërisht dashuria e pamerituar është prova e dashurisë së vërtetë./ Milan Kundera
Dashuria e vërtetë nuk ka naze./ Alda Merini
Dashuria e vërtetë duke qenë e pafundme dhe e amshuar, nuk mund të mbarojë përveçse në amshim./ Aldous Huxley
Kush dashuron vërtet, bëhet hero e poet për një buzëqeshje, për një fjalë, për një shenjë të personit që dashuron./ Hermann Hesse