Amrita Sethi, artistja që ‘pikturon’ me zë

Të gjithë e njohim shprehjen “një foto vlen sa një mijë fjalë”, por artistja Amrita Sethi beson se “një fjalë vlen sa një mijë piktura”…

Tre vite më parë, 40-vjeçarja ndërpreu një karrierë të suksesshme në botën e financës për t’u përqendruar në pasionin e saj, artin. E vendosur në Dubai, ajo nisi të bënte shpejt emër pasi krijonte vepra artistike nga zëri i saj.

Në momentin që ajo flet, një kompjuter prodhon imazhe përmes valëve të saj të zërit. Më pas, ajo printon formën abstrakte dhe vizaton mbi të për të krijuar një pikturë të frymëzuar nga kuptimi i fjalës apo frazës që ka shqiptuar.

“Dua që të hedh në letër emocionet që dalin nga zëri”, thotë ajo.

LEXO EDHE: Piktura më e shtrenjtë në botë po nxit një skandal