Ti je akull dhe zjarr,
prekja jote m’i djeg duart si dëborë.
Ti je e ftohtë dhe flakërimë.
Ti je e kuqja e zjarrtë e zambakut amarilis,
e argjendta e manjolave të prekura nga hëna.
Kur jam me ty,
zemra ime është një pellg i ngrirë,
që vegullon nga pishtarët dritëluhatur.
*Titulli i origjinalit: “Opal (gur i çmuar)”
Përktheu: Irena Dono