![ana ahmatova Ana Ahmatova](https://observerkult.com/wp-content/uploads/2021/08/702430_143-anaahmatova-696x491.jpg)
Poezi nga Ana Ahmatova
Me gjinj të lëshuar, në shkrehje
Kalehtas e hidhja çdo hap.
Në dorën e djathtë duke ngjeshur
Dorashkën e dorës së majtë.
U shtanga një çast, tek më ndanin
Tri hapa gjithsej prej çudisë.
Një zë vjeshtarak mes panjash
Më thosh: “Bjer mbi mua dhe vdis”.
Gënjyer dhe shqim e përbaltur
Nga fati me lajkë, përdhunë.
Iu ktheva: “I dashur, i dashur.
Me ty vij të fikem dhe unë…
Ish këngë e takimit të fundit
Shtëpinë kur këqyrja në terr.
Si mpakej mes odës së gjumit
Qiriri me flakëz të verdhë.
Shqipëroi: Artian Guskiqi
ObserverKult
——————————
Kliko edhe: